Vera na zhgënjeu, vrulli i turistëve ndaloi më shpejt seç menduam

Nga Marinela Lina
25 Tetor 2024, 15:18 | Ekonomi

E nisëm mirë, por vrulli i turistëve ndaloi më shpejt seç menduam… Parashikimet mbi të gjitha dëshira për të pasur sa më shumë turistë, e përkthyer edhe në të ardhura më të larta, bëri që shumë bizneseve të mos u realizoheshin pritshmëritë.

9.68 milionë turistë deri në shtator është bilanci i turistëve që zgjodhën Shqipërinë në 9 muajt e parë të vitit sipas INSTAT. Më shumë turistë krahasuar me një vit më parë solli muaji qershor, ndërsa korriku e gusht preu dhe hovin.

Vera na zhgënjeu, vrulli i turistëve ndaloi më shpejt seç

“Problemi qëndron se vizituan vetëm Tiranën dhe disa qytete të mbrojtura nga UNESCO dhe që kanë më shumë mundësi transporti. Jo numrat tregojnë çdo gjë pasi nuk ka rritje ekonomike shumë të madhe se janë turistë që shpenzojnë pak zgjedhin apartamente dhe Airbnb dhe nuk zgjedhin restorantet, dhe sitet kulturore i shohin nga jashtë”, thotë për A2 CNN Fjorinda Zani, agjente turistike.

Qëllimi kryesor i turistëve ishin pushimet, ndërsa nuk munguan as të huajt për trajtime shëndetësore apo edhe biznes.

Vera na zhgënjeu, vrulli i turistëve ndaloi më shpejt seç

Pavarësisht ngadalësimit të vrullit, Shqipëria përsëri mbeti një kuriozitet për t’u vizituar edhe nga të huajt nga kontinentet e Azisë dhe Afrikës të cilët dyfishuan ardhjet e tyre. “Sado që thanë u reduktua numri I turistëve kosovarë, mbizotërojnë pastaj vjen Italia, Gjermania Mbretëri e Bashkuar dhe shumë kombësi të reja që na kanë surprizuar me interesin e tyre”, thotë Zani.

Vera na zhgënjeu, vrulli i turistëve ndaloi më shpejt seç

Më shumë turistë erdhën por edhe më shumë shqiptar zgjodhën t’i shpenzonin pushimet e tyre jashtë Shqipërie. INSTAT tregon se në 9 muaj udhëtuan 5.9 milionë shqiptarë drejt vendeve të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos