Vijon trendi, vetëm 1 në 5 turistë që vijnë në Shqipëri flenë në apartamente apo hotele

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 17:04 | Ekonomi

Vetëm një në pesë turistë që hyrinë Shqipëri në prill fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare.

Nga 819 mijë e 151 vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 149 mijë e 621 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë.

“Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç ekemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë eshtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak tëhuaj flenë në Shqipëri”, tha Zak Topuzi.

Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba po reflektohen pak në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese. Në krahasim me vitin 2024, të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri u akomodimeve u zgjerua me gati 20 mijë apo 23 për qind.

“Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këtoshifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin”, shton Topuzi.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë prillit, pjesa më e madhe e turistëve që fjetën në vend, pak më shumë se 138 mijë u akomoduan në hotele. Ndërkohë nga apartamentet me qira ditore pati vetëm 8 mijë 700 të tillë. 

“Kjo tregon informalitetin. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, tha kreu i dhomës së Hoteleri Turizmit.

Të dhënat nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm 1 mijë e 850 apartamente me qira ditore janë të regjistruar te tatimet dhe paguajnë taksat dhe tarifat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos