Vdekje e dyshimtë në Itali, gjendet pajetë shqiptari pranë një përroi

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 18:21 | Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Itali, gjendet pajetë shqiptari pranë

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur mëngjesin e së martë buzë një përroi në zonën e Candeglia.

Viktima është 65-vjeçari Gjon Toma, i cili ishte larguar nga shtëpia të dielën në mëngjes, teksa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici se kishin humbur kontaktet me të.

Zbulimi i trupit të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos