Një i ri shqiptar i ka shpëtuar një atentati më armë zjarri në Katalonjë të Spanjës, ku për pasojë mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.
Ngjarja ndodhi në zonën e Montalegre, ngjitur me unazën e Dalt, B-20, në Badalona teksa hetimi është marrë përsipër nga skuadra speciale “Mossos”, e cila dyshon se atentati ka lidhje me trafikun e marijuanës.
I riu shqiptar ka marrë plagë në këmbë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije për motive hetimore.
Skuadra Mossos ka marrë deklaratën e të plagosurit, i cili shprehet se bëhet fjalë për një grabitje dhe jo për hesape të pambyllura për trafikun e drogës. (A2 Televizion)