Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të premte nga një vrasje me armë zjarri që është regjistruar në rrugën “Isuf Sokoli”.
Viktima mëseohet se quhet Elis Rroshkodolli. A2 mëson se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në zonën e ‘Zdrales’ dhe në drejtim të 36-vjeçarit është qëlluar 15-16 herë.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. (A2 Televizion)