Vrasje me armë zjarri në Tale të Lezhës

Nga Xhensila Kodra
1 Qershor 2025, 08:20 | Kronikë
Vrasje me armë zjarri në Tale të Lezhës

Vritet me armë zjarri në fshatin Tale të Lezhës, 57-vjeçari Pjetër Kaza. Viktima u gjet i pajetë nga familjarët brenda mjejtit të tij, që ishte duke e parkuar në oborr pasi po kthehej në banesë, shkruan A2 CNN. Ai punonte turni i natës në minierën e Spaçit, në Mirditë.

Pista kryesore për grupin hetimor është hakmarrja.

57 vjeçari është vëllai i Agustin Kaza, i cili është vrarë më 28 prill 2024 në Belgjikë.

Saga kriminale ka nisur që në vitin 1994, ku në Rrëshen është vrarë shefi i Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën. Në atë kohë u dyshua se efektivi u qëllua për vdekje pasi ndërhyri për të shuar sherrin. Tre vite më vonë, në 1997-ën, Martin Kaza, ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Katër vite pas asaj ngjarje, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos