I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 14:28 | Kronikë

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentoi të hynte në vendin tonë. Policia njofton se i riu ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, i akuzuar për grup kriminal dhe mashtrim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë Morinë, Kukës

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet  me qëllim ekstradimi 22- vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës,  shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”. 

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos