Goditen 4 grupe kriminale që operonin në shitjen e drogërave të forta në lokalet e natës, kryesisht në ish-Bllok. Prej muajsh, Antidroga e Tiranës ka mbajtur nën vëzhgim një numër të lartë personash, ku janë identifikuar 42 persona si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Por në total, deri në këtë fazë hetimi, Gjykata firmosi 33 urdhër arreste, nga të cilat u ekzekutuan 25 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Anëtarët e këture grupeve dozat me kokainë e heroinë i shpërndanin dhe shisnin në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës si në Selitë, Shkolla e Bashkuar etj, shkruan A2 CNN.
Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, ndërsa vëllai tjetër i tyre është në kërkim. Mësohet se ata cilësohen nga policia si personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit. Mes të arrestuarve ka edhe banakierë dhe kamarierë të lokaleve ku tregëtohej lënda narkotike dhe të dyshuar si të përfshirë në shitjen e dozave me drogë.
Gjatë kontrollit fizik tek disa prej të arrestuarve, por edhe tek banesat e tyre u sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, celularë, automjete, 4 peshore elektronike, si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
TE ARRESTUAR
Arnold Hida
Durim Gurzi
Artur Gurzi
Elvis Sejdo
Julian Bushati
Adnan Hida
Sabian Jashari
Mario Avdiaj
Geraldo Kovaçi
Albert Shushku
Emrah Mustafaj
Xhoana Rustemi (Hasani)
Vladimir Qerimi
Myzafer Xhanari
Albi Shehu
Ledio Dervishi
Juljan Rabushja
Elisard Rrustaj
Kledi Sinani
Bledar Duka
Kevin Troplini
Samuel Demiri
Ardit Dervishi
Faik Kurti
Ledin Kazanxhi (A2 Televizion)