Autori i një grabitje të realizuar në Tiranë dy vite më parë, është arrestuar nga policia në kryeqytet. Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Elton (Fatjon) Lika.
42-vjeçari vodhi një shumë të konsiderueshme parash, rreth 10 mijë euro, në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”.
“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë. Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Lika akuzohet se e kreu vjedhjen bashkë me bashkëshortët me iniciale A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023. (A2 Televizion)