Fluksi i automjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit në nisje të kësaj fundjave, duket se ka sjellë edhe aksidentet e para në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë pranë mbikalimit të Fllakës, duke krijuar kaos dhe trafik.
A2 CNN mëson se në aksidente janë përfshirë në total 8 automjete, por fatmirësisht pa persona të lënduar. (A2 Televizion)