Pas finalizimit të operacionit të koduar “Blloku 33”, që goditi disa rrjete kriminale të përfshira në shpërndarjen e drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, policia ka publikuar emrat e 25 personave ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë, shkruan A2 CNN.
Nga vendimet e dhëna nga Gjykata, 24 shtetas janë arrestuar me masën “Arrest në burg”, ndërsa 1 shtetas është vendosur në “Arrest në shtëpi”, shkruan A2 CNN.
Të arrestuarit janë:
Arnold Hida
Durim Gurzi
Artur Gurzi
Elvis Sejdo
Julian Bushati
Adnan Hida
Sabian Jashari
Mario Avdiaj
Geraldo Kovaçi
Albert Shushku
Emrah Mustafaj
Xhoana Rustemi (Hasani)
Vladimir Qerimi
Myzafer Xhanari
Albi Shehu
Ledio Dervishi
Juljan Rabushja
Elisard Rrustaj
Kledi Sinani
Bledar Duka
Kevin Troplini
Samuel Demiri
Ardit Dervishi
Faik Kurti – masë sigurie “Arrest në shtëpi”
Ledin Kazanxhi
Gjatë hetimeve dhe operacionit, Policia e Tiranës ka sekuestruar:
1.964 kg kokainë
450 gramë heroinë
85 kg Cannabis Sativa
2 armë zjarri
29 celularë
6 automjete
4 peshore elektronike
dhe shuma të konsiderueshme parash.
Në vijim të veprimeve, 8 persona të tjerë të përfshirë në rrjet janë shpallur në kërkim. Policia thekson se operacioni vijon dhe priten arrestime të tjera në ditët në vijim. (A2 Televizion)