Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e të hënës në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit, pranë Bashkisë, raporton A2 CNN. Viktima është Armando Pali.
Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.
A2 CNN mëson se autori i dyshuar i atentatit është arrestuar nga policia, në përpjekje për t’u larguar nga qyteti. (A2 Televizion)