Një makinë dhe një motor janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Koplik.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, P.P. i cili aktualisht ndodhet në Spital.
Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës Z.S. dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)