Përleshen dy familje në Durrës, dy persona përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 14:04 | Kronikë

Përleshen dy familje në Durrës, dy persona përfundojnë

Sherri mes dy familjeve ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Spitallës, ku anëtarët e dy familjeve që banojnë pranë njëri-tjetrit janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm ku janë përdorur dhe armët e ftohta.

Për pasojë në spital kanë përfunduar dy persona, njëri prej të cilëve i plagosur me thikë, teksa tjetri është goditur me mjete të forta.

Policia bën me dije se është vënë në ndjekje të një personi, teksa po punon njëkohësisht dhe për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos