All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Atentat në Tiranë, vritet Klaudio Prendi

Nga Xhensila Kodra
19 Nëntor 2024, 06:02 | Kronikë
Atentat në Tiranë, vritet Klaudio Prendi
All - Paragraf - 1

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut.

Objektivi i atentatit, Klaudio Prendi fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital, raporton A2 CNN.

All - Paragraf - 3

Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.

Mësohet se Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos