I vihet tritoli në derën e shtëpisë 59-vjeçarit në Elbasan, lëndohet fqinji

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 09:32 | Kronikë

I vihet tritoli në derën e shtëpisë 59-vjeçarit

Një 59-vjeçari në Elbasan i është vendosur lëndë plasëse në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen "Haxhias" në Elbasan. Lënda plasëse ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç.

Në momentin e shpërthimit 59-vjeçari nuk ka qenë në shtëpi, pasi banesa iu ishte dhënë me qira dy vajzave. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale.

Policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen, që nga shënjestra deri të motivet dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 02:30, në lagjen "Haxhias", në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos