
Burime për A2CNN bëjnë me dije se është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje nipi i Gaxhait.
Shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin Silger Dimo, i cili qëndronte i armatosur në ambientet e një lokali në rrugën "Selman Riza".
Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë.
Dimo kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi edhe më parë ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)