4 vite në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2026, 13:28 | Kronikë

4 vite në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Krujës. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte në kërkim për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Policia bën me dije se 40-vjeçari ishte dënuar në vitin 2021 me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kapja e tij u bë pas administrimit të informacioneve të siguruara nga puna operative, të cilat çuan në lokalizimin dhe arrestimin e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos