47-vjeçari në Përmet hyn në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmon seksualisht, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 11:50 | Kronikë

47-vjeçari në Përmet hyn në banesën e një gruaje

Një 47-vjeçar, banues në Përmet, ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara dhe e ka ngacmuar seksualisht atë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos