Incidenti me aktivistët e PS në Vorë, policia nis procedim ndaj Flamur Nokës

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 17:32 | Kronikë

Incidenti me aktivistët e PS në Vorë, policia nis procedim ndaj

Pak orë pas incidentit të regjistruar në KZAZ nr.27, në qytetin e Vorës, ku Flamur Noka u përplas verbalisht dhe fizikisht me aktivistë të Partisë Socialiste, policia ka proceduar në gjendje të lirë Sekretarin e Përgjithshëm të PD.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Policia sqaron se procedimi ndaj Nokës ka nisur pas kallëzimeve të bëra nga shtetasit Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, se deputeti i PD “i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit”.

Materialet procedurale për incidentin e ndodhur në Vorë, do t’i referohen SPAK, për hetime të metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos