Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ngelur të plagosur rëndë dy persona, mes të cilëve një 13 vjeçare, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, teksa gruaja ka dëmtime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së Pirgut, kur një mjet ka dalë nga rruga duke fluturuar për gati 50 metra e duke përfunduar në një sipërfaqe të mbjellë me vreshta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për rrethanat e këtij aksidenti. (A2 Televizion)