48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 09:52 | Kronikë

48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Narkotikëve, arrestuan në flagrancë një 48-vjeçar, banues në Kuçovë, i identifikuar si A. Xh. Gjatë kontrollit, ai u kap me doza kanabisi të gatshme për shitje, shkruan A2 CNN.

Hetimet çuan më pas në zbulimin e një tuneli pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, ku u gjetën doza të tjera të lëndës narkotike, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga ky shtetas.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos