Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës.
Sipas të dhënave, mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, çka ka djegur plotësisht objektin, shkruan A2 CNN.
Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota. (A2 Televizion)