Arrestohet 33-vjeçari, i dënuar në Itali për 3 vepra të rënda penale

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 12:45 | Kronikë

Arrestohet 33-vjeçari, i dënuar në Itali për 3 vepra

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali, ku rezulton i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Armabajtje pa leje”.

“Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Ëanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera, 33 vjeç”, tha policia.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje'', parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos