
Mbërrin në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme mbi verifikimin e thelluar ndaj formularit të dekriminalizimit të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka.
Sipas vendimit të miratuar në përfundim të verifikimit, më 19 janar Prokuroria e Përgjithshme vlerësoi se vendimi i drejtësisë greke për dënimin e Gjokës ishte autentik, shkruan A2 CNN.
Shkresa e prokurorisë dhe materialet shoqëruese do t'i vendosen në dispozicion Komisionit për Zhvillimin e Karrierës në KLGJ. (A2 Televizion)