Ishte marrë i pandehur për dosjen ‘5D’, Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 18:27 | Kronikë

Ishte marrë i pandehur për dosjen ‘5D’, Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Taulant Tushen, ish-drejtor në bashkinë e kryeqytetit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Tushe ishte marrë i pandehur në çështjen "5D", për të cilën po hetohen edhe zyrtarë të tjerë.

Një trupë e Apelit të GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga "arrest në burg" në "arrest në shtëpi".

Taulant Tusha ishte drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Për periudhën 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrë 12 tendera publikë, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.

Po ashtu kujtojmë se po kjo kompani, ka marrë pjesë në tendera të organizuar nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga të pandehurit që ushtronin funksione publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos