Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikqyrnin në spital

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 14:47 | Kronikë

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen

Janë shoqëruar dy policët e burgut që e mbikqyrnin të burgosurin e shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, i cili u arratis.

I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ndoci është arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, shkruan A2.

Drejtoria e Burgjeve tha se "pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos