A2 CNN ka siguruar pamjet e mbërritjes në polici të autorit të plagosjes me armë ndaj dy personave në Malësi të Madhe.
Ngjarja ndodhi rreth orës s 09:45 në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë, ku Lul Rakaj plagosi me armë zjarri Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodrës.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se shkak i këtij konflikti mund të jenë aktivitetet e paligjshme mes autorit dhe personave të plagosur.
Për kapjen e autorit u angazhuan dy grupe të Forcave Speciale Renea, si edhe Forca Kombëtare e Sigurisë e Njësisë Shkodër. (A2 Televizion)