Identifikohet autori i plagosjes me armë në Shkodër

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 10:27 | Kronikë

Detaje të reja mësohen nga plagosja me armë zjarri në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Policia ka identifikuar autorin dhe njofton se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali, ku autori Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn. Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Shkodrës, shkruan A2.

Për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, të cilët  vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Gjithashtu në Malësinë e Madhe kanë shkuar edhe dy grupe të Forcave Speciale Renea.

Identifikohet autori i plagosjes me armë në Shkodër

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.              

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos