Plagosi me armë dy persona në Malësi të Madhe, arrestohet autori

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 14:10 | Kronikë

Pak orë nga plagosja me armë që ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dy personave.

Në pranga është vënë Lul Rakaj, i cili mëngjesin e sotëm rreth orës 09:45 plagosi me armë zjarri në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë, Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodër.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se shkak i këtij konflikti mund të jenë aktivitetet e paligjshme mes autorit dhe personave të plagosur.

Për kapjen e autorit u angazhuan  dy grupe të Forcave Speciale Renea, si edhe Forca Kombëtare e Sigurisë e Njësisë Shkodër.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos