
Policia e Tiranës ka njoftuar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 200 000 euro, në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Në kuadër operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino(Shkelqim) Lleshaj 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan A2.
Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon. (A2 Televizion)