
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës, raporton A2CNN.
Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. (A2 Televizion)