A2 CNN zbardh dinamikën e vrasjes në Manzë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 08:52 | Kronikë

A2 CNN zbardh dinamikën e vrasjes në Manzë

Një debat me kamerierin për një kafe përfundoi me dy të vrarë në Manzë. A2 CNN ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së dyfishtë që ndodhi rreth orës dy të mëngjesit.

Kamerieri në dëshminë për grupin hetimor tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45 dhe në momentin kur janë përdorur armët të pranishëm ishin 5 persona.

Daniel Pepa hyri i pari  në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe ju thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se dua kafe patjetër dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda”, ka rrëfyer kamerieri.

Më tej ai ka thënë se nuk e ka vazhduar më bisedën. “Ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin”, ka dëshmuar më tej kamerieri.

Sakaq, A2 CNN mëson se policia ka shoqëruar 7 persona për ngjarjen në fjalë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos