A2 zbulon foton e gruas që humbi jetën në atentatin e djeshëm në Shkodër

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 09:58 | Kronikë

A2 zbulon foton e gruas që humbi jetën në atentatin e

A2 CNN ka mundur të zbulojë foton e gruas që humbi jetën në atentatin e djeshëm në Shkodër, ku u qëlluan për vdekje Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Flutura Basha ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikani demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Pak minuta pas ngjarjes, një makinë e djegur “Range Rover” u gjet në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën 2 armë automatike. Ndërkohë që 3 pistoleta u gjetën dhe në makinën e viktimave.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa 10 persona u shoqëruan për informacione, mes të cilëve dhe Safet Bajri.

A2 zbulon foton e gruas që humbi jetën në atentatin e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos