Elda Hoti, deputetja e PD, u paraqit në SPAK. Prania e deputetes së opozitës ka lidhje me referimin e bërë nga Policia e Shtetit në SPAK për një lëndë të hedhur prej saj në sallën e Kuvendit pas dyshimeve për kryerje të veprës penale "shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese".
Ngjarja ndodhi në seancën e 17 tetorit, kur Elda Hoti hapi dy shishe që tha se ishin me parfum dhe spërkati disa karrige. Me dyshimin se bëhej fjalë për lëndë djegëse, garda ndërhyri ta neutralizonte, shkruan A2.
Ministri i Brendshëm njoftoi se do të bëhej padi për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa kryeparlamentarja deklaroi se kishte nuhatur benzinë në sallë, transmeton A2. (A2 Televizion)