Abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 14:35 | Kronikë

Abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një

Dy burra të moshuar janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, shkruan A2 CNN.

Ndalimi shtetasve A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, u bë pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos