“Sandër Lleshaj dhe...”- Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Halit Valteri përplaset me avokatin e Dërvishajt në GJKKO: Ja kush mi dha pamjet filmike

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 14:27 | Kronikë

“Sandër Lleshaj dhe...”- Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja,

Ish-deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së.

Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit të Plarent Dervishajt në seancën plenare, Valteri tha se ishte kontaktuar më pas në mënyrë miqësore nga Ramazan Raja, i cili i kishte thënë se po i binte në qafë ‘Lentit të Durrësit’.

Ndërkohë avokati i Dervishajt kërkoi që të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, pasi sipas tij, ata pretendonin që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.

Pjesë nga diskutimi:

Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?

Valteri: Kam qenë deputet.

Prokurori: E njihni Genc Malokun?

Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij.

Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë.

Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht.

Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele.

Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.

Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?

Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja.

Emrat e personave s’më kujtohen.

Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.

Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut.

Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë.

Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha...’

I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’.

Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.

Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?

Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.

Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?

Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.

Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.

Valteri: Jo.

Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?

Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.

Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?

Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë.

I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.

Julian: Sa herë e keni parë videon?

Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.

Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?

Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.

Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.

E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos