Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 2 janarit në aksin rrugor Fier-Levan, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve të siguruara, 3 mjetë janë përfshirë në këtë aksident.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë për A2 CNN se një autobot ka prerë rrugën dhe si pasojë dy automjete janë përplasur. Nga aksidenti 3 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit me urgjencë dhe sipas të dhënave paraprake janë jashtë rrezikut për jetën por ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë. (A2 Televizion)