Një aksident me dy të lënduar është regjistruar në mesditë, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.
A2 CNN mëson se një mjet tip "Mercedes Benz" ka qenë duke lëvizur drejt Korçës kur papritur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, e më pas është përmbysur duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sakaq, bëhet me dije se të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)