Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për pagat e magjistratëve, ia kalon çështjen SPAK-ut

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 11:35 | Kronikë

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për pagat e

Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e kallëzimeve lidhur me ndryshimet në formulën e përllogaritjes së pagave të magjistratëve dhe ia ka kaluar çështjen SPAK-ut.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Beratit, e cila pretendoi se nuk kishte mundur të tërhiqte pagën për muajin gusht, për shkak të mosmarrëveshjeve mes gjykatës dhe Degës së Thesarit mbi formulën e re të përllogaritjes.

Nga hetimet rezultoi se SPAK po heton të njëjtin fakt penal, por me një rreth më të gjerë subjektesh. Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit vendosi t’ia kalojë dosjen Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i Prokurorisë Berat

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e ‘pagave të magjistratëve’, ja kalon çështjen SPAK

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat shpalli moskompetencë për kallëzimet e kryera mbi ndryshimet ligjore “Për një ndryshim në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendosi kalimin e saj Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Hetimet mbi procedimin penal nr.440 të vitit 2026, nisën pas ankesës së bërë nga shtetasja N.Xh., specialiste e protokollit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm, Berat për pamundësinë e tërheqjes së pagës së saj për shkak të kontradiktave lidhur me formulën e  përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. Kjo punonjëse denoncoi drejtuesen e thesarit, A.R. në Berat me pretendimet se i ka shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar.

Pas pyetjes së personave në dijeni, punonjës të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, të gjithë pohuan problemet me kalimin e pagave për muajin gusht 2026. Shtetasja M.Sh., shefe e sektroti të buxhetit dhe menaxhimit financiar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pranoi se punonjësit e gjykatës nuk morën në kohë pagën e muajit gusht. Ajo pohoi se përllogaritjen e pagave për këtë muaj e kreu bazuar në vendimin e marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin nr.435, datë 26.08.2026 për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 viti 2026, për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve nga data 1 Gusht 2026, sipas formulës të përcaktuar në vendimin nr.35/2022 të Gjykatës Kushtetuese e tyre. Por listë pagesa nuk u miratua nga Dega e Thesarit. Ajo pohoi se kërkoi sqarime me email nga drejtuesja e thesarit A.R. e cila e sqaroi që të dërgoheshin pagat e listë pagesave të muajit Gusht 2026 me nivelin e pagave të muajit Korrik 2026 që të bëhej i mundur ekzekutimi nga thesari.

Nga komunikimi me email zyrtar me Degën e Thesarit në datën 4.9.2026, gjykata u vu në dijeni që të dërgonim urdhër shpenzimet e pagave për personelin e administratës të gjykatës me qëllim mundësimin e ekzekutimit të pagave sa më shpejt. Por kjo nuk u realizua pas ndarja e listë pagesave veç për gjyqtarët dhe veç për administratën bie ndesh me udhëzimin nr.1 datë 21.01.2025, lidhja nr.2 e tij, pasi listë pagesa mujore është një dhe e vetme.

 

Nga hetimet rezultoi se i njëjti procedim penal është regjistruar edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) e cila heton për të njëjtin fakt penal por me rreth subjektesh më të gjëra, përfshirë edhe ato të hetuara prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat vlerëson se SPAK është prokuroria kompetente për hetimin e procedimit penal nr.440/2026, ndaj shpall moskompetencë lëndore dhe ia kalon çështjen SPAK

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos