Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Vlorë

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 15:59 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos