Aksident në Fier, shkalla e trenit të mallrave godet qytetarin

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 13:51 | Kronikë

Aksident në Fier, shkalla e trenit të mallrave godet qytetarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 68-vjeçar është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos