I kërkoi 1 mijë euro për t’i fshirë fotot në TikTok, arrestohet 27-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 09:53 | Kronikë

I kërkoi 1 mijë euro për t’i fshirë fotot në

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka kanosur një 33-vjeçar pasi i kishte publikuar disa foto në TikTok dhe i kërkonte para për t’i fshirë.

“Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos