
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor i cili drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli 50 vjeç. Përplasja ka qenë e rëndë dhe ambulanca e ardhur në vendngjarje duke transportuar të dëmtuarin direkt për në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë.
Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky aksident i rëndë. Në këtë segment të autostradës, ka patur disa aksidente pasi mjetet bujqësore dalin nga tokat bujqësore për të lëvizur drejt fshatit Çermë. (A2 Televizion)