Aksident i rëndë në Athinë, humb jetën 18 vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 10:25 | Kronikë

Aksident i rëndë në Athinë, humb jetën 18

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën në Athinë pas një aksidenti automobilistik në lagjen “Kipseli”, të kryeqytetit grek.

Sipas të dhënave, në aksident u përfshinë dy motorë që drejtoheshin nga dy të rinj në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”.

Motori i drejtuar nga 18 vjeçari shqiptar u përplas me motorin e një 16 vjeçari dhe për pasojë i riu shqiptar fluturuar disa metra në ajër duke marrë plagë të rënda.

Policia njofton se në momentin e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë pa kaskë mbrojtëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos