Ilir Beqaj del nga burgu për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të “Sterilizimit”

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 10:16 | Kronikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të lërë qelinë këtë të martë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi.

Beqaj mori miratimin e Drejtorisë së Burgjeve për të dëshmuar në Kuvend, ndërsa një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i paraburgosur me kërkesë të SPAK.

Më parë ka dëshmuar në komision edhe Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë.

Në seancën e së 17 shtatorit në Gjykatën e Posaçme, për shqyrtimin paraprak të kërkesës së SPAK për të kaluar në gjykim “Sterilizimi”, ish-ministri Beqaj i kujtoi gjykatës se do të pyetej si dëshmitar në Kuvend.

“Do të duhet të zbërthej të gjitha aktet dhe argumentet, një pjesë e të cilave në këtë fazë janë sekret hetimor dhe deklarimet e mia mund të përbëjnë shkak për shkelje të vendimit të gjykatës për mospublikim”, u shpreh Beqaj.

Për këtë çështje “Sterilizimi”, ku veç Beqajt, Rjepajt e Rrapajt, akuzohen edhe 6 persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos