Goditi me mjet të mprehtë në kokë 25-vjeçarin, arrestohet autori në Dibër

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 13:30 | Kronikë

Goditi me mjet të mprehtë në kokë 25-vjeçarin,

Një plagosje është regjistruar sot në Dibër, ku një 32-vjeçar ka goditur në kokë me një mjet të mprehtë një 25-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin, ndërsa 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, ku 32-vjeçari goditi me mjet të mprehtë 25-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos