Aksident i rëndë në Fier, 7 të plagosur, mes tyre dhe 4 fëmijë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 20:22 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, 7 të plagosur, mes tyre dhe 4

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem.

Sipas të dhënave nga policia e Fierit, automjeti tip "Nissan"  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur kokë më kokë me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nissan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos