Sekuestrohen dy tonë drogë në Spanjë, pjesa më e madhe iu përkiste shqiptarëve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 17:50 | Kronikë

Sekuestrohen dy tonë drogë në Spanjë, pjesa më e madhe

Policia spanjolle bën me dije se ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë që vinte nga Kolumbia.

Gjatë operacionit të Gardës Civile, ku u përfshinë dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, ranë në pranga 9 persona.

Aksioni u zhvillua në Galici, një rajon në veriperëndim të Spanjës, si dhe në Monçao, një qytet në Portugalinë veriore që ndodhet në kufirin spanjoll.

Sipas Gardës Civile, rrjeti ishte i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë të kokainë kolumbiane, teksa një pjesë e drogës ishte e destinuar për mafian shqiptare.

Më 12 dhjetor, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, e ardhur nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit, e trafikuar nga mafiozët shqiptarë në Vigo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos