All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mori në makinë me dhunë një vajzë dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet 38-vjeçari

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 12:02 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Mori në makinë me dhunë një vajzë dhe tentoi ta

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia këtë të shtunë pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 27-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.

All - Paragraf - 3

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. 

All - Paragraf - 6

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale "Dhuna në familje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë”, njofton policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos